“Vala e dytë e koronavirusit ka mbërritur në Gjermani”

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 16:39 | Bota
“Vala e dytë e koronavirusit ka mbërritur në

Michael Kretschmer, një anëtar i partisë së Angela Merkel, ka thënë se vala e dytë e koronavirusit ka ardhur tashmë në Gjermani.

Alarmi i tij vjen pasi të premten dhe të shtunën ka pasur mbi 800 raste të reja në ditë. Ai u shpreh kështu për “Rheinische Post”: “Vala e dytë ka ardhur tashmë. Po e shikojmë çdo ditë. Kemi vatra të reja çdo ditë që mund të shkaktojnë numra të mëdha infektimesh”.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani thonë se shtimi i rasteve vjen për shkak të grumbullimeve dhe kthimit të turistëve.

Deri më sot, në Gjermani janë regjistruar mbi 205 000 raste me koronavirus dhe mbi 9100 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos