Covid-19 i merr jetën binjakëve më të famshëm në Francë

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 18:11 | Lifestyle

Binjakët më të famshëm të Francës kanë ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare, si pasojë e Covid-19.

Në 15 dhjetor, Igor dhe Grichka Bogdanoff u shtruan në një spital të Parisit, ku qëndruan për 2 javë, derisa në datën 28 dhjetor, Grichka ndërroi jetë. Igor rezistoi deri në datën 3 janar, por pa i mbijetuar dot më tej koronavirusit.

Binjakët Bogdanoff ishin shumë popullorë mes elitës franceze dhe ishin miq të shumë personaliteteve të shquara. Ata u bënë të famshëm në vitet ’70, me programin e parë televiziv që i kushtohej shkencës, ndërkohë që bota i njohu më shumë për pamjen e jashtme të tyre, të modifikuar jashtëzakonisht shumë me operacione plastike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos