Covid-19, Joe Biden rezulton më në fund negativ

Nga A2 CNN
7 Gusht 2022, 08:58 | Bota
Covid-19, Joe Biden rezulton më në fund negativ

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar negativ për COVID-19. Biden doli pozitiv me koronavirus më 21 korrik, ndërkohë që 6 ditë më pas doli nga izolimi, por në 30 korrik rezultoi pozitiv sërish.

79-vjeçari nuk shfaqi simptoma herën e dytë.

https://a2news.com/2022/07/30/joe-biden-rezulton-serish-pozitiv-me-covid-19/

Pasi rezultoi negativ herën e parë, Biden vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, shprehej Joe Biden. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/27/une-punova-ai-shkoi-me-helikopter-ne-spital-biden-tallet-me-trump-pasi-rezulton-negativ-nga-covid-19/

A2 CNN Livestream

Latest Videos