Covid-19 në Rusi, bilanc rekord vdekjesh, 752 viktima në një ditë

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 15:12 | Bota
Covid-19 në Rusi, bilanc rekord vdekjesh, 752 viktima në një

752 persona humbën jetën në një ditë si pasojë e koronavirusit në Rusi, bilanci më i rëndë që prej shpërthimit të pandemisë pranverën e kaluar.

Autoritetet shëndetësore raportuan mbi 25 mijëraste të reja, më shumë se 5600 prej të cilave në kryeqytetin Moskë.

Rusia po përjeton një valë të fuqishme infektimesh, që besohet të nxitet nga varianti më I trasmetueshëm, Delta. Por megjithë rritjen e rasteve dhe viktimave javët e fundit, autoritetet ruse thonë se nuk kanë në plan të rikthejnë izolimin.

Në përpjekje për të frenuar pandeminë, nga 7 korriku është vendosur që nuk janë vaksinuar apo që nuk e kanë kaluar sëmundjen, do të duhen të testohen brenda tre ditësh pas hyrjes në Rusi dhe të vetizolohen derisa të marrin rezultatin e testit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos