
Tre të katërtat e Anglisë nga nesër do të jenë nën Nivelin 4. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, publikoi masat e reja shtesë për të parandaluar rritjen e rasteve të koronavirusit. Ky vendim i qeverisë britanike vjen një ditë pas rritjes drastike të infeksioneve, ndërsa numri i pacientëve me koronavirus në spitalet e Anglisë ka arritur kulmin.
Miliona njerëz po përballen me kufizime më të forta për shkak të Covid, ndërsa qeveria zgjeroi zonat e Nivelit 4.
Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi ndryshimet ndaj deputetëve të mërkurën, duke thënë se, edhe pse këto masa do të jenë një barrë e konsiderueshme mbi njerëzit, kjo është absolutisht e nevojshme.
"Rastet me rritje të theksuar dhe shtrimet në spital tregojnë nevojën për të vepruar aty ku virusi po përhapet".
Kjo do të thotë që tre të katërtat e popullsisë së Anglisë do të jetojnë nën kufizimet më të rënda.
Matt Hancock tha gjithashtu se vaksina e Oksfordit është hapi i vetëm më i madh që është bërë nga pandemia.
Mbretëria e Bashkuar regjistroi të mërkurën 981 vdekje, numri më i lartë që nga 24 Prilli, ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit të raportuar në 24 orë ishte 50,023, pak më pak se dje. (A2 Televizion)