Covid la shqiptarët “pa spital”, numri i vizitave dhe ndërhyrjet kirurgjikale ranë ndjeshëm në 2020

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 19:26 | Aktualitet
Covid la shqiptarët “pa spital”, numri i vizitave dhe

Covid-19 la shqiptarët pa shkuar në spital. Teksa gjatë vitit të shkuar aktiviteti i kujdesit shëndetësor u përqendrua në trajtimin e personave të infektuar me koronavirus, numri i vizitave në spitale dhe sidomos ndërhyrjet kirurgjikale dhe numri i personave të shtuar, shënuan rënie të ndjeshme.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vizitat u reduktuan me 3,9 për qind, ndërhyrjet kirurgjikale me 27 për qind dhe numri i të shtruarve në spitale me 29 për qind.

Mjekët kanë paralajmëruar se pasojat në neglizhimin e sëmundjeve të tjera do të ndihen në të ardhmen, në atë që në gjithë botën po quhet si vala e “fshehtë” e Covid.

Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit pandemik u ul 9,5 për qind dhe numri i vizitave në konsultorin e fëmijëve, ndërsa numri i vizitave në konsultorin e gruas u rrit me 3 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos