Covid 4 ende i kyçur, Pampuri: Spitali, propagandë e qeverisë në ikje

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 16:36 | Politikë
Covid 4 ende i kyçur, Pampuri: Spitali, propagandë e qeverisë

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se me propagandën e saj nuk ka hapur ende dyert e spitalit Covid4.

Ish-deputetja demokrate Orjola Pampuri tha se koston e kësaj situate po e paguajnë me qindra pacientë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

“Ndodhem sot te godina që kryeministri në ikje dhe ministrja e Shëndetësisë e inauguruan me bujë si spitalin Covid 4. Një muaj më parë, propaganda e qeverisë në ikje ua shiti shqiptarëve këtë godinë si një strukturë spitalore që do të ndihmojë spitalin infektiv për të përballuar një fluks të mundshëm pas rihapjes. Fluksi ka ndodhur në përmasa të frikshme dhe jashtë kontrollit, por kjo godinë spitalore nuk është gati për të kryer funksionin e saj mbështetës, siç premtoi kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë. Asgjë nga ato që u shfaqën në ERTV në 2 qershor, nuk është në funksion. Gjithçka është një mashtrim”, tha Pampuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos