Eurokomisioneri Varhelyi takon kryenegociatorin Mazi: Avanconi me reformat

Nga A2 CNN
14 Korrik 2020, 12:27 | Politikë
Eurokomisioneri Varhelyi takon kryenegociatorin Mazi: Avanconi me reformat

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, u takua me kryenegociatorin e Shqipërisë, Zef Mazi, i cili do të përfaqësojë Tiranën zyrtare në tryezën e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në takim u diskutua mbi përgatitjen dhe hapat e radhës të këtij procesi, pohoi eurokomisioneri. Në një postim në Twitter ku njoftoi takimin, Varhelyi nënvizon rëndësinë e avancimin me reformat që i kërkon Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos