
Andrea Sorrentino në fund të ndeshjes ishte ndoshta i vetmi lojtar i Chievo Verona që mund të ndihej i kënaqur, sepse kishte hyrë në histori. Portieri i ekipit në fund të renditjes në Serie A në fakt i priti sonte yllit Cristiano Ronaldo një penallti që çoroditi yllin e futbollit botëror, që ps penalltisë humbi dhe disa raste shumë të favorshme.
Portieri u hakmor në këtë mënyrë për episodin në ndeshjen e fazës së parë në Verona, kur një faull i Ronaldos i shkaktoi thyerjen e hundës.
Gjithsesi, ekipi veronez nuk kishte si mos të humbte sot në Torino, dhe golat e Douglas Costa (13’), Emre Can (45’) dhe Ruganit (84’)nuk e japin krejtësisht dimensionin e pabarazisë teknike midis dy ekipeve. Tashmë Juventus ndodhet plot 9 pikë nga Napoli i vendit të dytë. (A2 Televizion)