Cristiano Ronaldo "harron" Georgina-n në Itali

Nga A2 CNN
1 Shtator 2021, 16:03 | Showbiz

Cristiano Ronaldo u rikthye te Manchester United në Premier League për 19,8 milionë paund, ndërsa e dashura e tij Georgina Rodriguez ka "zbarkuar" në Venecia këtë të mërkurë, ku mbahet Festivali i Filmit, i cili do të zgjasë deri më 11 shtator.

27-vjeçarja ka treguar edhe njëherë tjetër klasin e saj, teksa ishte veshur me Louis Vuitton, mbante në duar një kuletë Hermes, ndërsa nuk mungonte dhe një zinxhir argjendi e një gjerdan diamanti.

Një ditë më parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo shkroi se u kthye aty ku i takon, ndërsa në Itali Georgina-n tashmë do ta kenë më rrallë të pranishme në evente të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos