Cristiano Ronaldo reagon pas humbjes: Do të kthehemi më të fortë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 13:31 | Futboll
Cristiano Ronaldo reagon pas humbjes: Do të kthehemi më të

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka reaguar në rrjetet sociale për disfatën që ekipi i tij regjistroi përballë Belgjikës në fazën e 1/8 të Europianit duke u larguar përfundimisht nga ky kompeticion.

Sulmuesi u shpreh se ndonëse kishin si qëllim t’i shkonin deri në fund Euro 2020 kjo gjë nuk ndodhi. Megjithatë, ai vlerësoi ekipin, i cili sipas tij ka potencial për të arritur më shumë.

“Nuk arritëm të merrnim rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më përpara nga sa duhej. Por jemi krenarë për rrugëtimin tonë. Bëmë gjithçka për të mbrojtur titullin kampion dhe ky grup tregoi se mund t’iu japë ende shumë tifozëve portugezë”, tha CR7.

Në fund, pasi përshëndeti tifozët portugezë dhe klubet që garojnë ende në Euro 2020, Ronaldo u shpreh se Portugalia do të kthehet shumë shpejt edhe më e fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos