Cristiano shënon sërish, De Gea mban në krye United

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 18:58 | Futboll
Cristiano shënon sërish, De Gea mban në krye United

Manchester United fitoi në një ndeshje emocionuese deri në sekondën e fundit. “Djajtë e Kuq” mposhtën 2-1 në transfertë ekipin e West Ham, duke iu bashkuar Liverpoolit në krye të renditjes, në kuotën e 13 pikëve.

Cristiano Ronaldo shënoi për të tretin takim radhazi me fanellën e United, ndërsa Jesse Lindgard, në minutën e 89, i dha fitoren me përmbysje ekipit të Solskjaer. Për Ëest Ham kishte shënuar golin që zhbllokoi shifrat algjeriani Benrahma.

Por, meritat më të mëdha i mori portieri David De Gea, i cili në sekondat e fundit të shtesës priti penalltinë e Mark Noble, i cili u fut në fushë vetëm për të goditur 11-metërshin. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/14/ronaldo-nuk-mjafton-kampionet-e-zvicres-permbysin-manchester-united/

A2 CNN Livestream

Latest Videos