Çuçi në Tiranë me gjeneralin libanez: Do të vijojmë riatdhesimet e shqiptarëve nga kampet në Siri

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 20:49 | Aktualitet
Çuçi në Tiranë me gjeneralin libanez: Do të

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, priti sot  në Tiranë drejtorin e Përgjithshëm të Sigurisë së Libanit, gjeneral major Abbas Ibrahim. Ai, së bashku me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb, cilësohet si dy person kyç për operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve nga kampet e ISIS në Siri.

Sipas ministrit tonë të brendshëm, “mirënjohja jonë ndaj tyre do të mbetet e përjetshme. Me Gjeneralin dhe Konsullin, si dhe struktura tona të Policisë së Shtetit po vijojmë punën për riatdhesime të tjera nga ata që kanë mbetur ende pas. Janë operacione të vështira që marrin kohë, por tashmë kemi një përvojë të mirë dhe vendosmërinë e duhur për t’i shkuar deri në fund gjërave”.

Gjenerali libanez takoi edhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli, e cila vuri në dukje se “Shqipëria i është bashkuar me vendosmëri aleatit tonë strategjik, ShBA, në luftën e papajtueshme kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm maskohen pas motive fetare, por nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin dhe Islamin.”  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos