Cunami vret mbi 200 persona në Indonezi

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2018, 08:53 | Bota

Cunami godet sërish Indonezinë duke shkaktuar me qindra viktima e shumë të tjerë të plagosur. Zonat bregdetare në Pandeglang, Serang dhe South Lampung u goditën nga cunami në orët e vona të së shtunës, ku deri tani janë konfirmuar 222 persona të vdekur dhe të paktën 745 të plagosur.

Ndërkohë një zyrtar vendas ka bërë të ditur gjithashtu se mbi 30 persona janë zhdukur, ndërsa edhe dëmet materiale janë të shumta, ku 558 shtëpi janë shkatërruar tërësisht, 9 hoteli kanë pësuar dëmtime të shumta, 60 restorante dhe mbi 300 anije janë shkatërruar.

“Jemi ende duke grumbulluar të dhëna. Zona më e goditur është Pandeglang, përgjatë vijës bregdetare, ku përfshihen zona rezidenciale dhe turistike".

https://www.youtube.com/watch?v=_qzrjlPc2vE

Autoritetet kanë bërë të ditur se cunami është shkaktuar si pasojë e një shpërthimit të një vullkani nënujor. Agjencia Gjeologjike në Indonezi ka raportuar se cunami ka goditur zonat bregdetare vetëm 24 minuta pas shpërthimit të vullkanit .

Indonezia është një nga zonat më të prekura nga fatkeqësitë natyrore. Në vitin 2004, më shumë se 220 mijë persona u vranë si pasojë e një cunami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos