Gjermani, makina futet mes turmës: 1 viktimë, 9 të lënduar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2018, 10:59 | Bota

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë. Një automjet përplasi disa persona në një stacion autobusi në afërsi të Dortmundit.

Nga kjo ngjarje një 88-vjeçare humbi jetën, ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur. Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta.

Vendndodhja e aksidentit

Mes të plagosurve është dhe drejtuesi i mjetit, një shtetas gjerman 32 vjeç.

Ai është dërguar në spital dhe nuk është në gjendje të sqarojë forcat e rendit për atë çfarë ndodhi.

Autoritetet kanë hapur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos