Da Silva, heroi i Vllaznisë. Shkodranët fitojnë Kupën

Nga A2 CNN
31 Maj 2021, 21:02 | Futboll

Vllaznia fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Skënderbeut finalen e Kupës së Shqipërisë dhe mbyll me trofe sezonin.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 39, teksa pas një aksioni të gjatë, Isaevski shërbeu në zonë për Da Silvën, i cili gjuajti menjëherë dhe topi përfundoi në rrjetë, i devijuar edhe nga një mbrojtës i korçarëve.

Ndërkohë, në minutën e 85, Zguro i Skënderbeut u ndëshkua me karton të të kuq pas një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa.

Ky është trofeu i shtatë i Kupës së Shqipërisë në historinë e Vllaznisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos