
Juristi Jordan Daci deklaroi në “Absolut 4” se është vendosur që të ketë një Gjykatë Apeli për të gjithë Shqipërinë, por KLGJ ende nuk e ka bërë publike vendimin.
Daci vë në dukje mungesat e gjyqtarëve të apelit, kundrejt numrit të madh të çështjeve që janë për tu gjykuar.
“S’kemi Gjykata Apeli. Tashmë është marrë vendimi që do bëjnë një Gjykatë Apeli për të gjithë Shqipërinë por nuk e bëjnë publike këta të KLGJ-së së famshme. E bëmë një eksperiment me Gjykatën Administrative të Apelit dhe e dimë në çfarë gjendje jemi. Nga 45 ditë që thotë ligji, minimumi është 4-5vjet.
Kjo bëhet thjeshtë për të gënjyer shqiptarët që po bëjmë gjykata meqënëse se nuk kanë gjyqtarë për një pjesë të madhe të gjykatave. Imagjino 75 gjyqtarë duhet të ketë vetëm organika e Tiranës, kishte 35, gjysmën kishte por sot ka 8. Gjithë gjykatat e Shqipërisë kanë gjithsej 20 gjyqtarë apeli. Numri i çështjeve që shkojnë në gjykatën e apelit shkon në 200 mijë çështje në vit. Se kush do I gjykojë, se si do i gjykojë…”, u shpreh Daci në A2. (A2 Televizion)