Vijon prej ditësh situata e tensionuar mes palestinezëve dhe ushtrisë izraelite në Jeruzalem, ku qindra persona janë plagosur nga përplasjet mes palëve.
Gjatë ditës së hënë, militantët e Saraya Al-Quds, krahut të armatosur të xhihadit islamik kanë hedhur mbi 30 raketa në drejtim të Izraelit.
Sipas zëdhënësit të kësaj organizate, një prej raketave goditi dhe një mjet të blinduar pranë kufirit, pa specifikuar nëse ka të lënduar.
Reagimi i autoriteteve izraelite pas këtyre sulmeve ishte i menjëhershëm duke evakuuar Murin e Vajtimit dhe parlamentin, i cili në ato momente po zhvillonte një seancë.
Disa orë më herët, Hamasi i kishte dhënë një ultimatum autoriteteve izraelite që të tërhiqnin ushtarët dhe kolonët nga xhamia Al Aqsa dhe të lironin të ndaluarit në protestat e ditëve të fundit. (A2 Televizion)