Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç u pajtuan mbi propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve në takimin e së hënës në Bruksel, por mosmarrëveshjet lidhur me planin e zbatimin pamundësuan firmosjen e marrëveshjes. Shefi i diplomacisë së BE vlerësoi përparimin por tha se nevojiteshin më shumë diskutime, për ta finalizuar dakordësinë në mars. (A2 Televizion)
Dakordësi pa firmë! Kurti e Vuçiç pajtohen për propozimin europian, i ndan plani i zbatimit
