Gjin Gjoni: Nëse do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, dorëzoj mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2026, 23:05 | Politikë

“Nëse në Shqipëri do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë dorëzoj mandatin e deputetit”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Ai theksoi se nuk është i lidhur me mandatin e deputetit, “mjafton që gjërat të fillojnë dhe të ecin në drejtimin e duhur”.

“Në rast se në Shqipëri do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, sipas kritereve të Kopenhagenit, unë jam i gatshëm që nesër të dorëzoj mandatin e deputetit. Po e them troç, e kam thënë edhe në grup parlamentar. Nuk jam i lidhur me mandatin e deputetit. Mjafton që gjërat të fillojnë dhe të ecin në drejtimin e duhur”, deklaroi Gjoni.

Agron Duka iu përgjigj: “Rilindja ndryshon shumë nga juve. Këto janë regjiment, janë rresht, prandaj po fitojnë gjithë kohën. Madje, zoti Rama e ka thënë në intervistë: “Iku koha kur PS-ja ka qenë bordello, sot ka parti politike”. Unë mendoja se do kishte mes socialistëve vota kundër për Reformën Territoriale, por u zhgënjeva”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos