Dalja nga kriza, Ruçi: Barra të jetë progresive, të mos rëndojë njësoj

Nga A2 CNN
30 Prill 2020, 11:54 | Politikë
Dalja nga kriza, Ruçi: Barra të jetë progresive, të mos

Seanca plenare e Parlamentit nisi me një mesazh të kryetarit Gramoz Ruçi, i cili kërkoi nga deputetët të jenë më aktivë në rolin e tyre si kontrollues të ekzekutivit, ndonëse në një situatë të pazakontë.

Ai foli edhe për strategjinë e daljes nga kriza, duke kërkuar që barra e saj të jetë progresive, duke mos rënduar mbi të gjithë qytetarët njësoj.

“Masat e marra për shkak të pandemisë kanë kufizuar disa të drejta si lëvizja e lirë, grumbullimet, të arsimit, si dhe të tjera. Kuvendi ka detyrimin të vlerësojë ndikimin e këtyre kufizimeve të qytetarëve , dhe të marrë masa për të kufizuar këtë ndikim”, tha kryetari i Kuvendit.

Sipas Ruçit, “strategjia e daljes duhet të bëj kujdes të mos cenoj më shumë mirëqenien e njerëzve, me parimin se ne nuk kemi të drejtë të privojmë qytetarët nga të drejta që i kanë me ligj, sepse nuk jemi zotër, por mbrojtës të interesave të tyre”.

Ruçi nënvizoi se “barra duhet të jetë progresive, kush fiton më shumë duhet të përballojë më shumë, ndërsa pensionistët dhe përfituesit e nismave sociale duhet të vazhdojnë të mbështeten në vazhdimësi". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos