Dalja nga shtrati i Erzenit, dhjetëra banesa të përmbytura në Katund të Ri

Nga A2 CNN
27 Janar 2021, 08:12 | Aktualitet

Dhjetëra banesa të njësisë Administrative Katund i Ri, të Bashkisë së Durrësit, vijojnë të jenë nën pushtetin e ujit prej disa ditësh, si pasojë e prurjeve të lumit Erzen.

Banorët pohojnë se dëmet janë të mëdha, ndërsa askush nuk iu ka ardhur në ndihmë në këtë situatë të krijuar.

Krahasuar me një ditë më parë ka një rënie të nivelit të prurjeve të lumit, por prania e ujit vijon të jetë prezente në banesa dhe tokë bujqësore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/dalja-nga-shtrati-i-erzenit-dhjetera-banesa-te-permbytura-ne-katund-te-ri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos