Dambe, versioni brutal i boksit praktikohet në Nigeri

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 13:16 | Sporte të tjera

Fotografi tronditëse janë publikuar së fundmi nga një version brutal i sportit të boksit që praktikohet në Nigeri.

Kjo traditë e quajtur “Dambe” ngjason me sportin e boksit, por është shumë herë më brutale. Konkurrentët nuk kanë asnjë mbrojtje, madje lidhin duart me litarë për ta lënduar sa më shumë kundërshtarin e tyre. Deri vonë, ata i vendosnin edhe copa qelqi në duart e tyre.

Kjo traditë është e paligjshme, por vazhdon të praktikohet ende kryesisht në Hausas, në veri të Nigerisë. Madje, është përhapur edhe në zona të tjera të këtij shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos