
Damian Gjiknuri do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Përgjithshme të PS. Posti më parë mbahej nga Taulant Balla.
Blendi Klosi u emërua sekretar organizativ i PS, ndërsa Etien Xhafaj, sekretar digjital i partisë.
Sekretar i Burimeve Njerëzore emërohet Anila Denaj ndërsa Etilda Gjonaj, sekretare e Gruas në PS.
Romina Kuko sekretare me marrëdhëniet me jashtë e PS. Ndërsa Bojkena Basha emërohet sekretare e Rinisë. (A2 Televizion)