Dan Hutra, vrasësi i grave nuk pendohet: I kam bërë me koshiencë krimet!

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 11:14 | Kronikë
Dan Hutra, vrasësi i grave nuk pendohet: I kam bërë me

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Dan Hutrën, i akuzuari për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave.

Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale, “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje e rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

I shoqëruar nga tre policë dhe me një shishe uji në dorë, ai është shfaqur i qetë para gjykatës, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë.

“Nuk jam i penduar, i kam bërë më konshiencë krimet. Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, nuk e kisha prekur”, tha Hutra.

Gjatë seancës, gjyqtarja i ka thënë, e di që me këto akuza rrezikon burgim përjetë. “As më intereson fare”, ka pohuar Hutra, “edhe 5 burgime të përjetshme të jenë. E kam mbyllur”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/04/vrau-tri-gra-hutra-ia-kalon-fajin-drejtesise-mos-denoni-njerez-te-pafajshem-per-te-mos-mberritur-ne-masakra/
https://a2news.com/2023/03/02/seriali-hutra-ish-zyrtari-i-policise-hajdarmataj-strukturat-duhet-te-kishin-informacion/
https://a2news.com/2023/03/02/itinerari-i-nje-vrasesi-si-ne-30-minuta-dan-hutra-i-mori-jeten-tri-grave-dhe-plagosi-tri-te-tjera/
https://a2news.com/2023/03/03/lirimi-i-dan-hutres-kuvendi-veting-drejtesise-kerkon-informacion-per-vrasesin-serial/
https://a2news.com/2023/03/02/seriali-dan-hutra-ne-20-vitet-e-fundit-qendroi-me-pak-se-4-vjet-ne-liri-u-prangos-5-here/

A2 CNN Livestream

Latest Videos