Shtyhet sërish seanca ndaj “spiunes” ruse Svetlana Timofeva, shkak bëhet gjuha

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 10:21 | Kronikë
Shtyhet sërish seanca ndaj “spiunes” ruse Svetlana Timofeva,

Seanca e radhës në ngarkim të shtetases ruse, Svetlana Timofeva, e cila akuzohet për spiunazh në vendin tonë, është shtyrë sërish. Gjyqi që po zhvillohet në Elbasan për të vendosur rreth ekstradimit të saj në Rusi, u bllokua këtë herë për shkak se Timofeva kërkon që dokumentet e prokurorisë të jenë në gjuhën ruse.

Edhe në seancën paraardhëse, pati debate për shkak se gjykata vendosi të shtyjë afatin e paraburgimit, vendim që u quajt shkelje flagrante nga mbrojtja. Avokati i saj, Saimir Vishaj, kundërshtoi kërkesën e prokurorisë dhe kërkoi përjashtimin e gjyqtares së çështjes, por kërkesa u rrëzua.

Timofeva, së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) u ndaluan më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve. Ata u arrestuan pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/21/nga-bazat-sovjetike-te-katedralja-e-parisit-kush-eshte-svetlana-timofoeva-rusja-e-arrestuar-ne-gramsh-si-e-dyshuar-per-spiunazh/
https://a2news.com/2022/08/24/cfare-iu-gjet-ruseve-ne-gramsh-dhe-sa-vite-burg-rrezikojne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos