“Po përgatitej për krim të rëndë”, arrestohet i riu në Vlorë: Iu gjet eksploziv me telekomandë e armë zjarri

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 10:32 | Kronikë
“Po përgatitej për krim të rëndë”,

Një i ri në Vlorë, që sipas policisë po përgatitej për një krim të rëndë, është vënë në pranga ditën e sotme.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Strike”, në pranga është vënë D. S., 23 vjeç. I riu, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal në qytetin bregdetar, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. 

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, në lagjen “Bashkimi”, policia gjeti 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.

Policia bën të ditur se, për shkak se ngjarja është në hetim, nuk do të jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos