Darkë pune në Elbasan, Rama mbledh ministrat dhe deputetët

Nga A2 CNN
12 Mars 2019, 13:44 | Politikë
Darkë pune në Elbasan, Rama mbledh ministrat dhe deputetët

Një ditë para se në Elbasan të zhvillohen festimet për Ditën e Verës, Kryeministri Edi Rama ka ftuar për një darke pune në këtë qytet të gjitha ministrat e kabinetit, anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste dhe deputetët socialistë.

Temë e diskutimeve pritet të jenë situata politike në vend, kongresi i 23 majit por edhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Kjo është hera e dytë që Qeveria mblidhet në Elbasan. Më 6 janar, Rama ftoi ministrat e sapoemëruar në një drekë informale, bashkë me ministrat e larguar në fund të vitit 2018 nga detyra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos