Dashamir Shehi: Ilir Meta është i pari president politik në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 10:58 | Politikë
Dashamir Shehi: Ilir Meta është i pari president politik në

“Zoti Meta ka rolin e tij. Ai është kryetar i shtetit, por e luan shumë mirë, sipas mënyrës së tij, pasi Meta është njeri politik. Meta është i pari president politik në Shqipëri, të tjerë kanë qenë institucional në njëfarë mënyrë. Ky është njeri politik, është bërë aktiv i dorës së parë. Kjo është meritë, cilësi, e tij, me të gjitha defektet që bien brenda”.

Kështu u shpreh në Dita Jonë, Dashamir Shehi, kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e cila është pjesë e opozitës së bashkuar.

Më tej, ai theksoi se alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta shqiptare.

“Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave, një e majtë më e mirë, ku e di unë, e udhëheq Meta, një e majtë më e keqe e udhëheq Rama. Po nuk paskan të drejtë shqiptarët të zgjedhin një të djathtë? Ku shkoi historia 30-vjeçare e mijëra të rinjve, të cilët u munduan ta spostojnë Shqipërinë nga komunizmi? Ky poli i alternativës ka në krye zotin Basha. Kjo është një çështje që nuk diskutohet më dhe ne jemi shumë të respektuar që kemi këtë zotëri”, u shpreh Shehi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/23/shehi-basha-eshte-kryeministri-i-ardhshem-i-vendit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos