“Ora e gjykimit po afron!”, Basha vijon replikat me Ramën për inceneratorët

Nga A2 CNN
22 Tetor 2020, 15:52 | Politikë
“Ora e gjykimit po afron!”, Basha vijon replikat me Ramën

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryeministri Rama vijojnë replikat në distancë për inceneratorët. Përmes postimit të dytë në Twitter Basha i përgjigjet kryeministrit duke e paralajmëruar se ora e gjykimit po afron.   

Sipas tij Rama ka hall vetëm të mbrojë korrupsionin e tij dhe nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e shqiptarëve.

“Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos