Një burrë egjiptian, i cili po planifikon të martohet me të dashurën angleze 80-vjeçare, ka folur për herë të parë publikisht mbi marrëdhënien e tij.
Në deklarata për “Daily Mail”, Mohamed Ahmed Irbriham tha kështu për lidhjen e tij me pensionisten Iris Jones, e cila është 20 vite më e madhe sesa mamaja e tij: “Kur një burrë dashuron një grua, nuk ka rëndësi se sa vjeç është ajo ose çfarë pamje ka. Mua më intereson se çfarë njeriu është ajo. Është shumë e zgjuar dhe është zemërbardhë. Duket e çuditshme të martohesh me dikë që është 20 vjet më e madhe se nëna jote, por kjo është dashuria”.
Në një televizion britanik, vetë 80-vjeçarja u shpreh e bindur se 35-vjeçari nuk po martohet me të për pasurinë, pasi ajo jeton me një pension prej 800 sterlinash në muaj. (A2 Televizion)