Miliarderi anulon programin ku do të gjente partnere për një udhëtim në Hënë

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 17:32 | Lifestyle
Miliarderi anulon programin ku do të gjente partnere për një

Në fillim të këtij muaji, miliarderi japonez Yusaku Maezawa, njeriu që bleu biletën për një udhëtim në Hënë me SpaceX Starship, njoftoi se po kërkonte një partnere për ta shoqëruar në këtë udhëtim.

Për ta gjetur këtë partnere, do të organizohej një “reality show” në Japoni me titull “Dashnorët e Hënës së plotë”.

Por, Maezawa theu zemrat e rreth 20 000 femrave që kishin aplikuar për këtë program duke njoftuar në Twitter se nuk do të jetë pjesë e këtij “reality show”.

“Për arsye personale, kam vendosur të mos marrë pjesë në program dhe rrjedhimisht kam kërkuar anulimin e tij. Më vjen shumë keq për 27 722 femrat që kishin shpenzuar kohë për të aplikuar”, shkruan Maezawa në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos