
Kevin De Bruyne do të mbetet jashtë fushës së blertë për pak kohë.
Lëndimi i kapitenit të Manchester Cityt, në fitoren 3-0 të qytetarëve ndaj Burnley-t në ndeshjen hapëse të Premierligës duket se do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale. Ka qenë trajneri, Pep Guardiala që bëri me dije se lojtari mund t’i nënshtrohet një operacioni që do të thotë 2-3 muaj pa u aktivizuar në ndeshje.
“Do të shohim në ditët në vijim për operacionin. Një operacion është një operacion. Do të duhen 3-4 muaj”, tha Pep Guardiola.
“Dëmtimi i Kevinit është një goditje, një humbje e madhe. Ka karakteristika specifike. Nëse ai largohet për një kohë të gjatë, është shumë e vështirë për ne. Duhet të ecim përpara. Kemi alternativa. Kevini është i pazëvendësueshëm, por ne kemi lojtarë të talentuar”, përfundoi ai. (A2 Televizion)