Dea e Butrintit, Dua Lipa merr 1 milion pëlqime për më pak se një orë

Nga A2 CNN
3 Gusht 2021, 19:05 | Showbiz

Veç detit të mrekullueshëm, Dua Lipa i ka ndërthurur pushimet e saj në Shqipëri edhe me udhëtime në zonat arkeologjike. Ndërkohë këngëtarja e famshme vijon edhe me publikimin e pamjeve nga Shqipëria.

Së fundmi, ajo ka postuar foto nga vizita e saj në qytetin antik të Butrintit. Postimet e saj kanë tërhequr një vëmendje të madhe të ndjekësve të saj, ku i fundit ka marrë gati 1 milion pëlqime për më pak se një orë.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/02/e-bukura-shqiperi-dua-lipa-vijon-pushimet-ne-jugun-e-vendit/
https://a2news.com/2021/08/02/nuk-dua-te-largohem-kurre-dua-lipa-po-i-shijon-ne-maksimum-pushimet-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos