Debat me Ilir Metën? Rama: Të debatojë fillimisht me Monikën dhe Lulin

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 17:39 | Politikë
Debat me Ilir Metën? Rama: Të debatojë fillimisht me Monikën

Kryeministri Edi Rama bëri të qartë në Asamblenë e Partisë Socialiste se nuk do të ulet në debat me Ilir Metën.

Kreu i qeverisë e shpjegoi kështu vendimin e tij: “Iliri të bëjë debatin me Monikën se kush është kryetari i LSI-së. Se që Iliri punon fshehurazi për LSI-në, ky është fakt dhe jo opinion. Ta zgjidhë me Monikën një herë se kush është kryetari i partisë”.

Rama shtoi se më pas, Meta duhet të bëjë debat edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Pastaj, të bëjë debat me Lulin se kush është kryetar i opozitës. Nëse e fiton debatin me Monikën, të shpallet kreu i opozitës dhe pastaj të shohim. Por, kështu nuk bëj debat”, theksoi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/09/premtimi-i-rames-4-aeroporte-ne-mandatin-e-trete/
https://a2news.com/2020/10/09/shpopullimi-rama-edhe-per-nje-dekade-tjeter-do-te-vijoje-trendi-i-ikjeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos