Debate në Parlament, opozita kërkon anulimin e seancës së shkuar dhe praninë e Ramës

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 10:27 | Politikë
Debate në Parlament, opozita kërkon anulimin e seancës së

Ka nisur me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku pritet të zhvillohet një interpelancë për çështjen McGonigal.

Deputetet e opozitës kanë bllokuar sërish foltoren, ndërsa po kërkojnë që të mos kalohet në votim procesverbali i seancës të së enjtes të shkuar kur në Parlament u krijua një situatë kaotike.

Deputeti Gazment Bardhi theksoi se në procesverbalin që u është vënë përpara mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Po ashtu, ata theksojnë se të enjten e kaluar u miratuan ligje pa u marrë parasysh fjala e opozitës.

“Ju thatë që ky Kuvend ka një rregullore dhe në procesverbal mungon fjala e 54 deputetëve të opozitës. Ju si drejtuese vetëm nga frika që Rama të mos përballej me opozitën për një skandal të tillë, i hoqët të drejtën e fjalës 54 deputetëve. Sipas rregullores së parlamentit, në rast se në sallën e seancave plenare shkaktohet kaos drejtuesi pezullon seancën plenare nëse kaosi vijon ndërpritet seanca dhe zhvendoset rendi i ditës. Mbi 15 ligje u miratuan pa i dhënë të drejtën 54 deputetëve të opozitës. Është detyra juaj që shkeljen e rregullores ta zhbëni ose ndryshe keni vrarë parlamentarizmin", u shpreh Bardhi.

Dy grupimet e PD-së që në këtë çështje duken të bashkuar, kërkojnë që i pranishëm në diskutime të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Megjithatë, kreu i qeverisë i ka deleguar ministres së shtetit, Elisa Spiropali, përgjegjësinë për t’iu përgjigjur akuzave apo kërkesave që mund të ketë opozita. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/30/ceshtja-mcgonigal-pranohet-kerkesa-e-pd-per-interpelance-urgjente-me-ramen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos