
Ministrat e Qeverisë Rama vijojnë të distancohen nga lidhjet mes shefit të tyre dhe ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, tashmë nën proces në SHBA.
Pas ministrit të Mbrojtjes, kolegu i tij i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi, mohoi të jetë takuar me McGonigal për të diskutuar mbi bashkëpunimin e organeve ligjzbatuese. “Polica ka marrëdhënie me institucionin dhe jo me persona të caktuar. Unë personalisht nuk e kam takuar nëse jeni kurjozë”, tha Çuçi.
Deklarata erdhi pas mbledhjes së mbledhjes së Qeverisë ku ministri i Brendshëm pohoi se me aksionin e policisë për të hequr kamerat e dyshimta në qytetet e vendit, qeveria ka synim t’i japë një mesazh krimit të organizuar. “Nuk ka hapësira më për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lirë”, tha Çuçi.
Ndërsa uniformat blu synojnë të godasin krimin, qeveria po mendon që të rikthejë edhe njëherë bastet. “Po punojmë për ligjin e basteve online, e theksoi online, pasi nuk do të ketë asnjë pikë bastesh sportive të hapur në territor”, tha ministrja e Financave, Ibrahimaj.
Për arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm të dikasterit që ajo drejton, Ministrjae Financave Delina Ibrahimaj preferoi të mos e komentojë. (A2 Televizion)