Debati për fshehjen e viktimave, përgjigjet Rama: Teorikisht e pamundur, nuk janë vota në zgjedhjet e PD-së

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2020, 12:18 | Aktualitet
Debati për fshehjen e viktimave, përgjigjet Rama: Teorikisht e

Kryeministri Rama iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike për fshehjen e numrit të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Ai e konsideroi poshtërsi dhe tha se kjo është teorikisht e pamundur, pasi nuk ka asnjë autoritet tjetër, përveç ,mjekëve në përcaktimin e diagnozës, për të cilën mbajnë përgjegjësi ligjore.

“Më vjen keq që vazhdon kjo bisedë, është teorikisht e pamundur. Nuk janë vota në zgjedhjet e PD-së, që praktika ka treguar se numërohen sipas qejfit. Nuk ndodh, është shumë e qartë dhe e thjeshtë sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe asnjë forcë tjetër që të vendosë diagnozë ne  pacientëve dhe të mbushë kartelën mjekësore të atyre që humbin jetën, veç mjekut dhe mjeku ka përgjegjësi ligjore për këtë. Të thuash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh, ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm, por edhe budallenj që të shkelin mbi vete dhe ligjin”.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha denoncoi një javë më parë kryeministrin Rama për fshehje të numrit të viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, denoncime, që u pasuan edhe nga përfaqësues të tjerë të selisë blu, të cilët i bënë thirrje Prokurorisë dhe SPAK-ut që të nisë hetimet për këtë çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos