Debati për menaxhimin e krizës, Denaj: Recesioni nuk arriti nivelin më negativ, Spaho: Shqipëria ndër vendet që shpenzoi më pak për Covid

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2021, 21:34 | Ekonomi
Debati për menaxhimin e krizës, Denaj: Recesioni nuk arriti nivelin

Kriza nga pandemia dhe menaxhimi i saj nga ana e qeverisë ishte një nga temat e diskutuar në emisionin e përjavshëm A2 Business. Qeveria ka rishikuar me optimizëm rënien ekonomike për vitin 2020 nga -6.1% në -4.4%, por kjo gjë nuk është zyrtarizuar ende nga INSTAT.

Ministrja e Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha për gazetaren Aurora Sulçe se edhe përse nuk janë publikuar ende të dhënat vjetore të INSTAT, shifrat e 3 mujorit të fundit tregojnë për një recesion 3.47%.

Sipas shefes së financave në qeverinë Rama, kriza nga pandemia nuk është larguar ende, por treguesit e borxhit dhe recesionit nuk arritën në shifrat negative që ishin parashikuar më herët.

“Dy tregues të pasqyrave fiskale janë të sigurt, deficiti dhe borxhi. Ndërkohë do të presim INSTAT që të nxjerrë përfundimin për recesionin. Por ka një arsye pse kemi arritur në shifrat e 4.4% të rënies ekonomike. Në 3 mujorin e fundit të vitit të kaluar shifrat e INSTAT flasin për një recesion 3.47%. Si treguesi i borxhit që nuk u materializuar në nivelin më negativ që kishim parashikuar edhe edhe recesioni ekonomik mendojmë që do të jetë në parametra më të zbutur sesa pesimizmi që kishim treguar në fillim. Kriza nuk është larguar. Ajo nuk ka kapur vetëm Shqipërinë. Pandemia vijon. Jemi të varur nga ekonomitë e vendeve të tjera të botës. Recesioni nuk arriti në nivelin më negativ që kishim parashikuar”, tha Anila Denaj.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Mateo Spaho i ftuar në A2 Business tha se ende nuk ka të dhëna zyrtare për rënien ekonomike për vitin 2020, por arsyetoi se ajo do të ishte edhe më e ulët nëse qeveria në periudhën e mbylljes nga pandemia do të rriste ndihmën për bizneset dhe qytetarët.

https://a2news.com/2021/02/17/kriza-nga-pandemia-caslli-qeveria-te-ndihmoje-sektoret-me-te-demtuar/

Sipas Spahos, Shqipëria renditet ndër vendet që ka shpenzuar më pak përsa i përket pandemisë së koronavirusit në asistencë për qytetarët.

“Të dhënat zyrtare të vitit 2020 nga INSTAT nuk kanë dalë dhe mesa di unë nuk dalin përpara fundit të marsit. Nuk kemi një të dhënë të saktë apo të besueshme nuk mund të vëmë dorën në zjarr. Për mendimin tim qeveria duhet të rriste shpenzimet ndaj bizneseve dhe qytetarëve që humbën vendet e punës së paku me atë që quhet paketa e ndihmës, duke u vendosur në linjë me treguesit e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe shpenzimet që ato kanë bërë për ekonominë. Nëse shteti do të merrte këto masa edhe deficiti ndoshta nuk do të ishte dhe aq i lartë dhe kam arsye ta them sepse në fakt rënia e ekonomisë nuk do të ishte aq e fortë pasi qytetarët do të konsumonin më shumë, do të ishin më optimistë dhe ndihma e shtetit do të ndjehej më shumë. Shqipëria ishte vendi që shpenzoi më pak në lidhje me Covid dhe asistencën për qytetarët”, u shpreh Spaho. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/17/caslli-nuk-ka-rendesi-sa-eshte-taksa-nese-fitimi-eshte-zero-problemi-eshte-si-biznesi-te-zhvillohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos