Debati për zv/presidentin, pandemia dhe taksat përplasin Harris dhe Pence

Nga A2 CNN
8 Tetor 2020, 07:54 | Bota
Debati për zv/presidentin, pandemia dhe taksat përplasin Harris dhe

Në debatin e parë për postin e nënpresidentit të SHBA, Mike Pence dhe Kamala Harris u përballen mes tyre për disa çështje, por vendin kryesor e zuri pandemia koronavirus.

"Unë dua që populli amerikan ta dijë, se që nga dita e parë, presidenti Trump ka vënë shëndetin e popullit amerikan në plan të parë," tha Pence, duke premtuar miliona doza të një trajtimi ende të panjohur para fundit të vitit.

Senatorja Harris deklaroi se nuk do të merrte një vaksinë nëse presidenti republikan e miratonte atë pa mbështetjen e mjekësisë.

Debati në Universitetin e Utah në Salt Lake City, ishte ndoshta më i rëndësishmi për postin e nënpresidentit, prej dekadash.

Tjetër pikë e mbrëmjes ishin taksat. Harris u ndal tek artikulli i “New York Times” kur e pyeti Pence në lidhje me taksat e Donald Trump. "Që ditën e parë, Joe Biden do të rrisë taksat tuaja", tha Pence duke i dalë në mbrojtje presidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos