Debati Rama-Berisha, analistët: Lojë politike me dy standarde nga kryeministri

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 17:34 | Bota
Debati Rama-Berisha, analistët: Lojë politike me dy standarde nga

Ultimatumi i Edi Ramës ndaj demokratëve, për ndërprerje te raporteve ne rast te rikthimit zyrtar te lidershipit të Sali Berishës, që e konsideron të vdekur politik Sali Berishën, vlerësohet nga politologu Ermal Hasimja si një mjet sulmi.

Gjuha e përdorur nga kryeministri, shpjegon ai në një intervistë për A2CNN, tregon se kundërshtari perceptohet më i vështirë se Lulzim Basha.

 “Më duket si një deklaratë sulmuese në raport me zotin Berisha të cilin ai me shumë gjasa e sheh si një kundërshtar më të vështirë sesa zotin Basha por natyrisht që askujt në PD nuk i bëhet shumë vonë nëse kryeministri vendos apo jo të komunikojë më PD, por është e sigurt që kur të nevojitet komunikimi ajo do të ndodhë”, thotë ai.

Analisti Arsitir Lumezi flet për një lojë me dy porta të kryeministrit, pasi “non-gratat” janë pjesë edhe e familjes së tij politike.

Sinkron Lidhet me nivelin e demokracisë. Bërjes së politikës me dy standarde. Nëse shohin shpallje non grata të kundërshtari ngrenë një vale të madhe lufte politike ndaj tij

Hasimja dhe Lumezi bien dakord për sa i takon procesit të nisur nga socialistët për zgjedhjen e presidentit të republikës. Konsultimet, jo vetëm politike, i cilësojnë fiktive pasi emri është në kokën e Edi Ramës.

“Është një proces që shërben më shumë për ta dramatizuar dhe zbukuruar zgjedhjen, sepse ai e ka vendosur, por mund t’i bënte mirë imazhit të mazhorancës”, shton Hasimja.  

“Më duket proces relaksues, humoristik që i ka hapur udhe çdo lloje propozimi, edhe pse kushtetuta e ka të shkruar qe çdo shqiptar mund të zgjidhet,  por kjo nuk do të thotë që secilit i hipën në kohë të bëhet president”, thotë Lumezi.

Edhe pse flet me nota ironie për procesin,  Lumezi është i mendimit që Presidenti duhet të jetë një kandidaturë e propozuar nga e djathta si një formë për të balancuar pushtetet që sipas tij për momentin janë të gjitha në duart e mazhorancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos