
Dhjetëra tregtarë ambulantë që shesin përgjatë 42 kilometrave të vijës bregdetare të Durrësit kanë protestuar përpara bashkisë së këtij qyteti, pasi policia bashkiake nuk i ka lejuar të vijojnë me shitjet e tyre.
Ndonëse e pranojnë se janë të padeklaruar, tregtarët ambulantë ankohen se dy muajt e verës janë e vetmja e ardhur për familjet e tyre.
Ata janë dakord edhe të paguajnë taksa, por vetëm të lejohen të punojnë.
Ndërkohë, një përfaqësi e tyre që pati takim me zyrtarë të bashkisë u shprehën se brenda kësaj jave bashkia u ka premtuar se do t’u propozojë një zgjidhje. (A2 Televizion)