Debutim si në ëndrra, Pessina: Nuk do të më zërë gjumi për ditë me radhë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2021, 21:43 | Futboll
Debutim si në ëndrra, Pessina: Nuk do të më zërë

Autori i golit të fitores për Italinë në ndeshjen e tretë në grup ndaj Uellsit, Mateo Pessina, e cilësoi debutimin e tij me përfaqësuesen perfektë.

Të luash ndeshjen e parë në një Europian dhe të shënosh, është një ëndërr që do të më lërë pa gjumë për ditë me radhë. Sa keq që nuk ka dy çmime për njeriun e ndeshjes – u shpreh lojtari i Atalantas pas shpalljes së Chiesa-s si futbollisti më i mirë i këtij takimi nga UEFA.

Ndërkohë, trajneri Mancini u shpreh pas triumfit të tretë radhazi, madje pa pësuar as gol, se më mirë se kaq nuk mund të shkonte për kombëtaren që ai drejton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos