Itali perfekte në Europian, Uellsi humbet dhe feston. Zvicra mposht Turqinë dhe shpreson kualifikimin

Nga A2 CNN
20 Qershor 2021, 19:51 | Futboll

Italia e ka mbyllur në mënyrë perfekte fazën e grupeve në Euro 2020, duke mposhtur në ndeshjen e tretë kombëtaren e Uellsit 1-0, e cila edhe pse me humbje festoi kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.

“Të kaltrit” e nisën ndeshjen me të njëjtën ritëm si edhe në dy takimet e para në grup dhe arritën të gjejnë golin me anë të Pessina-s në fundin e pjesës së parë. Edhe në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Mancini vijoi të dominoi ndeshjen dhe gjithçka u bë edhe më e lehtë në momentin kur Ampadu u ndëshkua me kartonin e kuq. Megjithatë, Uellsi u mbrojt mirë dhe nuk lejoi pësimin e të tjerë golave.

https://a2news.com/2021/06/20/mancini-nuk-mund-te-shkonte-me-mire-se-kaq-nuk-do-te-ndryshoja-asgje/

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zvicra fitoi 3-1 me Turqinë, ku Xherdan Shaqiri arriti të shënojë dy gola. Pavarësisht kësaj fitoreje, Zvicra u rendit e treta, pas golavarazhit më të dobët se Uellsi dhe tashmë duhet të presë nëse do të jetë te katër ekipet më të mira të renditura të tretat në grup. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos