Debuton në Europian 37 vjeç dhe futen në historinë e “gjyshërve” goleadorë

Nga A2 CNN
13 Qershor 2021, 18:40 | Futboll

Goran Pandev, 37 vjeç e 231 ditë, ka debutuar në një Kampionat Europian me bluzën e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut.

Në një kompeticion të mbushur me talente të shumtë, është pikërisht një 37 vjeçar, në ndeshjen e tij të parë dhe më të rëndësishmen e karrierës të lërë gjurmë duke arritur të shënojë.

Pandev e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 28 në ndeshjen ndaj Austrisë, duke marrë vendin e dytë të futbollistëve më të vjetër që kanë shënuar në Kampionatin Europian. Më vjetri është austriaku Ivica Vastic, i cili realizoi në moshën 38 vjeç e 257 ditë në Euro 2008. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos