Dekanët, të ndarë për ligjin dhe konfliktin në universitet

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 18:14 | Aktualitet
Dekanët, të ndarë për ligjin dhe konfliktin në

Kriza dhe konfliktet e brendshme në Universitetin e Tiranës reflektohen edhe në Kuvend. Të thirrur në komisionin e edukimit, 6 drejtues të Universitetit më të madh në vend, janë ndarë në qëndrimet mbi ligjin e arsimit të lartë dhe situatën gjatë protestës.

Për një pjesë të dekanëve nuk ka probleme ligji, por shkelja e tij nga rektori Mynyr Koni. Për gjysmën tjetër të drejtuesve ligji ka nevojë të ndryshohet.

Ndërsa qeveria duhet të rris financimet për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Zëvendësdekani i Fakultetit Histori-Filologji i bëri apel klasës politike t’i kërkojë falje pedagogëve për sulmet ndaj tyre.

Ndërsa për hyrjen e policëve në shkollat e larta dhe shkeljen e ligjit, Agron Gjekmarkaj, kërkoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm. Prej ditësh në komisionin e edukimit po zhvillohen seanca dëgjimore për situatën në universitete.

Pedagoget propozuan hapjen e një debate atë kombëtar për ndryshimin e ligjit, ndërsa rektorët i kërkuan qeverisë rimbursimin e tarifave të reduktuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos