Diell dhe ngrica, temperaturat bien me 3 gradë

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 14:48 | Aktualitet
Diell dhe ngrica, temperaturat bien me 3 gradë

Nesër kthjellimet dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë, përjashtuar ekstremet Verilindje-Juglindje ku priten vranësira kalimtare gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes.

Temperaturat nesër ulen me 3°C në mëngjes duke shënuar minimumi -7/-8°C, por mesdita dot të ruajë temperaturat thuajse të pandryshuara.

Europa nesër - reshje shiu e dëbore lokalizohen në zonat verilindore dhe juglindore të Europës; më të dendura në rajonin e Egjeut, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit mbetet në kushtet e kthjellimeve.

Temperaturat sërish në zonat lindore të Europës, por temperatura të larta priten nesër në Perëndim dhe pjesërisht në qendër të Europës, ku maksimumi ngjitet mbi 20°C. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos