
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në Nevada, të dielën, se rivali i tij Joe Biden do t’i anulojë Krishtlindjet nëse fiton zgjedhjet, më 3 nëntor.
“Nëse ai fiton, Carson City do të shndërrohet në një qytezë fantazmë dhe i gjithë sezoni i Krishtlindjeve do të anulohet”, tha ai.
Trump dhe Biden vijuan fushatën elektorale në Nevada dhe Karolinën e Veriut, teksa këtë javë 2 kandidatët do të përballen në debatin final përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Deri më tani, 27.7 milionë amerikanë kanë votuar, përmes postës apo edhe në qendrat e votimit, sipas një projeksioni të zgjedhjeve, të realizuar nga Universiteti i Floridas. (A2 Televizion)