Deklarata e fortë e Medvedev: Nuk mbetet gjë tjetër, veçse të eliminohet fizikisht Zelensky

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 18:53 | Bota
Deklarata e fortë e Medvedev: Nuk mbetet gjë tjetër, veçse

"Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka alternativa të tjera përveç eliminimit fizik të Zelenskit”. Kërcënimi vjen nga zv.presidenti i Këshillit të Sigurisë Ruse Dmitri Medvedev.

“Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë" , u shpreh Medvedev në Telegram.

Presidenca ruse raportoi se Ukraina u përpoq gjatë natës të godiste rezidencën e presidentit rus në Kremlin me avionë pa pilot. Presidenti Putin nuk ishte i pranishëm në momentin e sulmit.

Moska foli për një tentativë terroriste për të vrarë presidentin dhe njoftoi se do të marrë masa hakmarrëse. Dronët u shkatërruan nga sistemet elektronike të mbrojtjes ajrore, por disa fragmente ranë brenda territorit të kompleksit presidencial, duke mos shkaktuar lëndime. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/03/rusia-akuzon-ukrainen-per-atentat-ndaj-putin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos