Deklaratat për krimin në Fier, SPAK thërret për të dëshmuar deputetin Petro Koçi

Nga A2 CNN
23 Korrik 2021, 19:01 | Aktualitet
Deklaratat për krimin në Fier, SPAK thërret për të

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet lidhur me pretendimet publike të deputetit të zgjedhur Petro Koçi, për elementë të botës së krimit që përfitojnë nga financat publike.

Për këtë, ditën e hënë, në 26 korrik, SPAK ka ftuar Koçin të japë shpjegime për dijeninë e tij mbi faktet e pretenduara.

Verifikimi i SPAK nisi pas thënieve të deputetit të PS në profilin e tij në Facebook, se protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike në Fier.

Sipas tij, kjo realizohej përmes lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, përmes kërcënimit të zyrtarëve, apo përmes eliminimit të konkurrentëve në proceset tenderuese.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos